Aktivisti shqiptaro-amerikan Gino Mulliqi ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një nga aleatët më të afërt në Ballkanin Perëndimor.
Në një paraqitje në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Mulliqi theksoi se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta dhe të ndërtuara mbi bashkëpunim të vazhdueshëm.
Sipas tij, populli i Kosovës ka treguar gjithmonë afërsi dhe mbështetje ndaj SHBA-së, ndërsa edhe institucionet amerikane vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët e tyre në rajon.




