Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar 34-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992, duke i cilësuar ato si fillim të rrugës drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Në deklaratë, LDK-ja ka vlerësuar rolin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e quajtur figurë kyçe të rezistencës paqësore dhe ndërtimit të institucioneve të Kosovës në vitet ’90.
Sipas partisë, 24 maji shënohet si “Dita e Presidentit”, në nderim të veprës dhe kontributit të Rugovës në shtetformimin e Kosovës.




