Në Ditën e Presidentit, ish-presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar figurën historike të Ibrahim Rugova, duke theksuar se vlerat e rugovizmit vazhdojnë të jenë themel i rrugëtimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi kontributin e Rugovës në ndërtimin e vizionit për Kosovën, të mbështetur në demokraci, urtësi, orientim perëndimor dhe bashkim qytetar rreth idealeve të lirisë dhe pavarësisë.
Ajo tha se brezat e sotëm kanë përgjegjësi të vazhdojnë rrugën e nisur nga Rugova, duke punuar për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Osmani theksoi se rugovizmi mbetet frymëzim politik dhe kombëtar për të ardhmen e vendit, duke përsëritur moton: “Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton”.




