Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas prezantimit të pakos “Inflacioni 2.0”, duke shprehur shqetësim për dallimin mes sektorit publik dhe atij privat.
Sipas AKB-së, sektori privat mbetet kontribuesi kryesor në ekonomi dhe nuk duhet të lihet anash në mbështetjen financiare. Ata kanë kërkuar politika më të balancuara dhe mbështetje më të madhe për punëtorët privatë.




