Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për, siç tha ai, mungesën e investimeve konkrete në projekte të mëdha infrastrukturore gjatë viteve 2021–2025.
Sipas Hotit, miliarda euro të shpenzuara në investime kapitale nuk janë shoqëruar me realizimin e projekteve të rëndësishme si autostrada, hekurudha apo centrali me gaz.
Ai theksoi se përfundimi i këtyre projekteve do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.




