Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka shtuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke zbatuar Planin Operativ “Alkooli”.
Gjatë fundjavës janë evidentuar 602 kundërvajtje, përfshirë shpejtësi të madhe, tejkalime të ndaluara dhe drejtim nën ndikimin e alkoolit. Si masë mbrojtëse janë ndaluar 33 patentë shoferë, prej të cilëve 21 për alkool.
Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë dhe u ka bërë apel shoferëve për kujdes më të madh në trafik.




