Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë me rastin e Ditës Përkujtimore në SHBA.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ai theksoi se populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e ushtarëve amerikanë në çlirimin e vendit dhe në ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit ndër vite.
Kurti u shpreh se kjo ditë shërben edhe për të kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë, barazinë dhe demokracinë.




