Ish-komandantë të UÇK-së kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si denigruese dhe përçarëse.
Sipas tyre, një qasje e tillë i shërben më shumë Serbisë sesa interesave të Kosovës.
Ata kanë kërkuar që figura e UÇK-së të mos përdoret në fushata politike dhe që diskursi publik të jetë më bashkues, duke theksuar se lufta çlirimtare i takon historisë dhe popullit të Kosovës./EO/




