Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lehtësuar procedurat për votuesit mbi 80 vjeç që duan të votojnë përmes ekipeve mobile në zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
Sipas KQZ-së, ata mund të regjistrohen online pa pasur nevojë për dokumente mjekësore, mjafton dokumenti i identifikimit dhe fotografia.
Regjistrimi për votuesit me nevoja të veçanta është hapur nga 22 maji deri më 31 maj përmes platformës elektronike të KQZ-së./EO/




