Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të sezonit 2025/26 në La Liga.
Futbollisti i Mallorcas pati një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 23 gola dhe një asistim, ndërsa u rendit golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, pas Kylian Mbappé.
Muriqi është gjithashtu kandidat për formacionin më të mirë të sezonit në elitën e futbollit spanjoll. Megjithatë, forma e tij nuk mjaftoi që Mallorca të siguronte mbetjen në La Liga.




