Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve për tregun vendor.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.58 euro, ndërsa benzina me 1.52 euro për litër. Po ashtu, çmimi i gasit është përcaktuar në 0.74 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë vendosur në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve në Kosovë.




