Artistja me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, mund t’i japë fund beqarisë në muajin qershor, sipas raportimeve të mediave italiane.
Sipas këtyre raportimeve, ceremonia e kurorëzimit me aktorin britanik Callum Turner pritet të mbahet mes 5 dhe 7 qershorit në Palermo të Italisë, në një vilë luksoze.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga vetë artistja apo përfaqësuesit e saj, ndërsa lajmi ka marrë vëmendje të madhe në media dhe rrjete sociale.




