Këngëtarja shqiptare Soni Malaj ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Flori Mumajesin, duke treguar se presioni mediatik ka qenë një nga faktorët që ndikoi në ndarjen e tyre.
Në një intervistë në spektaklin “Ferma VIP”, ajo u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e mediave dhe publikut e vështirësonte jetën e tyre private.
Sipas saj, ata kishin tentuar edhe të deklaronin një ndarje të rreme për të shmangur interesimin mediatik, por situata doli sërish në publik.
Soni Malaj dhe Flori Mumajesi kanë qenë në lidhje gjatë viteve 2005–2009 dhe janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.




