Kandidati për Kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës, duke thënë se nga ky qytet është nisur një rrugëtim për ndryshime të bazuara në punë dhe përkushtim.
Ai theksoi se synimi është një Kosovë më e sigurt dhe më e zhvilluar, duke prezantuar edhe mesazhin politik të partisë së tij për zhvillim, energji dhe siguri.
Gjini u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit për përparim të vendit.




