Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka folur për ëndrrat e të rinjve në Kosovë.
Ai tha se të rinjtë duan t’i realizojnë aspiratat e tyre në vend, jo jashtë tij.
Abdixhiku theksoi se “Kosovën e vërtetë” e gjejmë mes qytetarëve, duke përmendur shembuj të të rinjve që synojnë të kontribuojnë në fusha të ndryshme brenda vendit.




