Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Rajonale në Prishtinë, ku është diskutuar roli i grave shqiptare në politikë dhe shoqëri. Ajo theksoi se lidershipi i grave ka ndikuar në mbijetesën dhe zhvillimin demokratik të vendit.
Osmani u shpreh se pjesëmarrja e barabartë e grave në vendimmarrje është thelbësore për demokracinë, duke paralajmëruar edhe për sfidat si gjuha e urrejtjes dhe sulmet në hapësirën publike.
Në konferencë u prezantua edhe “Deklarata e Prishtinës 2026”, që synon fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri.




