Mesfushori kosovar Etnik Brruti ka kompletuar transferimin nga FC Malisheva te Hajduk Split, duke nënshkruar kontratë trevjeçare si lojtar i lirë.
Klubi kroat ka konfirmuar afrimin e 21-vjeçarit, i cili pritet të forcojë mesfushën e skuadrës për sezonet e ardhshme. Brruti largohet nga Malisheva pas paraqitjeve të mira në kampionatin vendor dhe do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kroat.




