Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka qëndruar në Kuqicë, ku është takuar me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo tha se vizita nuk kishte karakter elektoral, por ishte një shprehje mirënjohjeje për sakrificën e luftëtarëve të lirisë. Çitaku vlerësoi rolin e Drenicës në periudhat vendimtare për Kosovën, duke theksuar qëndresën dhe përkushtimin e saj ndaj atdheut.
Ajo shprehu respekt dhe falënderim për të gjithë burrat dhe gratë që kontribuuan në luftën për liri, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet e paharruar.




