Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se ndeshja miqësore ndaj Çekia do të jetë një test i rëndësishëm për “Dardanët”.
Ai tha se ekipi është përgatitur mirë, me fokus të veçantë në aspektin taktik, dhe shprehu besimin se futbollistët do të zbatojnë në fushë atë që është punuar gjatë stërvitjeve.
Foda e vlerësoi Çekinë si një kundërshtar cilësor dhe agresiv, duke theksuar se kjo sfidë është një mundësi e mirë për Kosovën të tregojë nivelin e saj para ndeshjeve të ardhshme në Ligën e Kombeve.




