Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar ndaj pretendimeve për ulje të mbështetjes financiare për organizatat kulturore, duke theksuar se fondet për sektorin e kulturës mbeten në nivel të lartë.
Sipas ministrisë, kategoria për organizimet tradicionale në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore vazhdon të mbështetet me deri në 40 mijë euro për projekt, njësoj si vitin e kaluar.
Ndërkohë, gjatë vitit 2026 do të hapet një thirrje e veçantë për mbështetjen trevjeçare të organizatave kulturore, me financim deri në 100 mijë euro.
Ministria bëri të ditur se për vitin 2026 janë planifikuar 1 milion euro për projektet kulturore, ndërsa 35 organizata tashmë po përfitojnë mbështetje financiare në bazë të kontratave të nënshkruara nga thirrjet e viteve të kaluara.




