Ish-kreu i Ramush Haradinaj ka përkujtuar Dëshmorët dhe Martirët e Deçanit në Ditën e Përkujtimit, duke vlerësuar kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka cilësuar Deçanin si një vend me rol të rëndësishëm historik në proceset për lirinë e vendit dhe burim të shumë patriotëve ndër breza.
“Sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se liria jeton për aq kohë sa kujtohen të rënët.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza!”.




