Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për më shumë prodhim vendor dhe siguri energjetike, duke kritikuar Qeverinë për mungesë investimesh në sektorin energjetik.
Ai tha se prej vitesh është i angazhuar në zhvillimin e projekteve të energjisë solare me kapacitete nga 4 MW deri në mbi 100 MW, me synim rritjen e energjisë së gjelbër dhe uljen e varësisë nga importi.
Rukiqi rikujtoi edhe angazhimin e tij për sjelljen e Gazit të Lëngshëm Amerikan (LNG) në Kosovë, duke e cilësuar si mundësi strategjike për vendin.
Sipas tij, çdo kapacitet i ri energjetik i ndërtuar në Kosovë ndikon drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë energjetike dhe zvogëlimin e varësisë nga tregjet e jashtme.




