Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, partitë politike në Kosovë po vazhdojnë aktivitetet e tyre me tubime dhe takime me qytetarë në disa komuna.
Lëvizja Vetëvendosje nis agjendën me tubim në Rahovec në ora 17:30, vazhdon në Suharekë në ora 19:00 dhe e përmbyll në Malishevë në ora 21:00.
Partia Demokratike e Kosovës fillon aktivitetet me tubim me gratë në Prishtinë në ora 16:00, pastaj vazhdon në Malishevë në ora 18:00 dhe në Drenas në ora 19:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim në Rahovec në ora 17:00, në Prizren në ora 18:30 dhe në Dragash në ora 20:00.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvillon tubim zgjedhor në Gjilan, si pjesë e aktiviteteve të fushatës./EO/




