Vitamina C është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për organizmin, me rol në forcimin e sistemit imunitar, mbrojtjen nga sëmundjet dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
Mungesa e saj mund të shoqërohet me lodhje, stres të shtuar, imunitet të dobët, probleme me dhëmbët, lëkurën, flokët dhe thonjtë, si dhe simptoma të tjera fizike.
Sipas ekspertëve, vitamina C ndihmon edhe në përballimin e stresit, ndërsa mungesa e saj mund të rrisë ndjesinë e plogështisë dhe lodhjes.
Burimet kryesore të vitaminës C janë agrumet si portokalli, limoni dhe qitro, por edhe kivi, brokoli, specat, spinaqi, domatet dhe fruta të tjera.
Nevoja ditore për vitaminë C është rreth 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat, ndërsa disa kategori si duhanpirësit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike kanë nevojë për sasi më të larta.




