Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar pritet të mbërrijnë sot në Tiranë, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Policisë së Shtetit, personat e ekstraduar janë arrestuar në Dubai dhe do të përballen me procedurat ligjore në Shqipëri për veprat penale që u atribuohen.
Katër prej tyre dyshohen për trafik narkotikësh dhe pastrim parash në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale, ndërsa të tjerët akuzohen për pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik.
Autoritetet e kanë vlerësuar këtë operacion si rezultat të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.




