Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të përballet sot me Kroacinë në një ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.
“Dardanet” kanë përmbyllur përgatitjet me seancën e fundit stërvitore, ku përzgjedhësi është fokusuar në detajet taktike për sfidën ndaj kroateve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se atmosfera në ekip është pozitive dhe futbollistet janë të motivuara për të dhënë maksimumin dhe për të përfaqësuar denjësisht vendin.
Po ashtu, është bërë thirrje për mbështetje nga tribunat, duke e vlerësuar praninë e tifozëve si të rëndësishme për ekipin në këtë përballje.




