Rreth 8 mijë maturantë kanë aplikuar deri më tani për Testin e Maturës Shtetërore, nga rreth 18 mijë sa pritet t’i nënshtrohen këtij testi më 20 qershor.
Sipas Ministrisë së Arsimit, aplikimi po bëhet përmes platformës eKosova dhe do të vazhdojë deri më 12 qershor. Ndërkohë, koordinatorët e shkollave janë përgjegjës për aprovimin e aplikimeve.
Testi i Maturës do të mbahet më 20 qershor, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor. Nxënësit do t’i nënshtrohen testeve në gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze dhe një lëndë me zgjedhje.
Ndërkaq, njohës të arsimit vlerësojnë se Ligji i ri i Maturës pritet të përmirësojë kontrollin dhe menaxhimin e procesit të testimit.




