Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se ka ftuar qytetarë në një lokal në fshatin Uglarë të Graçanicës, ku u janë dhënë udhëzime për votim dhe është premtuar përfitim i pensioneve sociale nga Serbia në këmbim të votës.
Gjatë kontrollit në lokalin dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.




