I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Kosova dhe Serbia është vërejtur përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve.
Sorensen tha se ishte kënaqësi të shoqëronte Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në këtë vizitë, duke theksuar rëndësinë e pajtimit, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se angazhimi për normalizim është thelbësor për të ardhmen evropiane të rajonit, duke ndarë edhe fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës./EO/




