Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ministrja Mimoza Kusari-Lila do të mbajë sot konferencë për media, ku do të prezantojë dy vendime të rëndësishme.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për vendimin për vendosjen e masave anti-dumping ndaj Serbisë, si dhe për vendimin për kufizimin sasior të importeve.
Konferenca do të mbahet sot në orën 12:00 në ambientet e MINT-it.




