Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar që zhvillimi i infrastrukturës për gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga SHBA të trajtohet si prioritet strategjik për vendin.
Sipas saj, Kosova vazhdon të varet nga termocentralet me linjit dhe importi i energjisë elektrike, çka e bën më të ekspozuar ndaj kostove të larta dhe pasigurisë energjetike.
Oda thekson se investimet në gaz do të rrisnin sigurinë energjetike, do të ulnin varësinë nga importet dhe do të forconin konkurrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës.




