Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vlerësuar angazhimin e Vjosa Osmani në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se Osmani ka qenë një aset i rëndësishëm për raportet dypalëshe përmes kontakteve të vazhdueshme me zyrtarët amerikanë dhe trajtimit të çështjeve të ndjeshme.
Hovenier përmendi gjithashtu suspendimin e dialogut strategjik me ShBA-në gjatë qeverisë në detyrë, duke theksuar se Kosovës i nevojiten institucione që veprojnë në të njëjtin drejtim për të ruajtur partneritetin me Uashingtonin dhe aleatët perëndimorë.




