Ukraina ka njoftuar se ka goditur pesë anije në Detin Azov dhe pranë territoreve të pushtuara nga Rusia, duke pretenduar se ato transportonin ngarkesa të paligjshme, përfshirë grurë ukrainas, karburant dhe pajisje ushtarake.
Sulmet vijnë një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i propozoi bisedime direkte presidentit rus, Vladimir Putin, ofertë që u refuzua.
Ndërkohë, autoritetet e Azerbaijan konfirmuan se pesë shtetas të tyre humbën jetën në sulmet ndaj dy prej anijeve të goditura.




