Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar që zhvillimi i infrastrukturës së gazit dhe qasja në gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG) të trajtohen si prioritet strategjik.
Sipas OEAK-së, Kosova nuk kufizohet nga mungesa e furnizimit rajonal me gaz, por nga mungesa e infrastrukturës dhe gatishmërisë rregullative. Oda vlerëson se LNG-ja amerikane mund të forcojë sigurinë energjetike dhe të diversifikojë burimet e energjisë në vend.




