Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet STEM në universitetet publike të Kosovës.
Thirrja do të hapet më 8 qershor 2026, ndërsa detajet për kushtet e aplikimit, dokumentet e nevojshme dhe afatet do të publikohen në shpalljen zyrtare të konkursit.




