Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike.
Sipas vendimit, KQZ nuk ka pasur bazë ligjore për të lejuar votimin me dokumente jo të vlefshme, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon paraqitjen e dokumenteve të vlefshme të identifikimit si letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi.
PZAP thekson se dokumenti i vlefshëm është kusht ligjor dhe nuk mund të zëvendësohet me dokument të skaduar, ndërsa regjistrimi i mëhershëm i votuesve jashtë vendit nuk nënkupton të drejtë votimi me dokumente të pavlefshme në ditën e zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa




