Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, të drejtë vote kanë gjithsej 2,092,174 shtetas të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, 1,959,962 votues janë të regjistruar brenda vendit, ndërsa 132,212 qytetarë do të votojnë nga jashtë Kosovës. Nga ky numër, 27,724 do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike, ndërsa pjesa tjetër përmes postës.
KQZ bëri të ditur se lista e votuesve është rritur për 15,884 persona krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Gjithashtu, 22,685 qytetarë do të ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë. Në këtë kategori përfshihen të rinjtë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare, si dhe shtetasit që kanë fituar ose rikthyer shtetësinë e Kosovës ndërmjet dy proceseve zgjedhore.
Procesi i votimit do të organizohet në 949 qendra votimi me 2,550 vendvotime në mbarë Kosovën, ndërsa votimi jashtë vendit do të zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete.




