Studentë të Universitetit të Prishtinës dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, duke kundërshtuar mohimin e së drejtës së studentëve shqiptarë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Me pankarta dhe mesazhe në mbrojtje të gjuhës shqipe, protestuesit kërkuan respektimin e të drejtave gjuhësore dhe trajtim të barabartë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ata theksuan se përdorimi i gjuhës shqipe në arsim dhe në proceset profesionale është një e drejtë themelore dhe jo privilegj, duke bërë thirrje për zbatimin e plotë të legjislacionit që garanton përdorimin e saj./EO/




