Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet e derivateve që do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.42 euro për litër. Ndërkaq, çmimi i gazit është 0.71 euro për litër.
Çmimet e publikuara nga MINT hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës.




