Afati për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 përfundon sot.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje të gjithë përfituesve potencialë që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.
Sipas Muratit, studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit jo-publik përmes formularit të publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ai ka theksuar rëndësinë e plotësimit të saktë të të dhënave, në mënyrë që aplikimet të procedohen pa pengesa dhe pagesat të realizohen me sukses.




