Sipas Forbes, këngëtarja Taylor Swift është shpallur muzikantja më e pasur ndonjëherë, me një pasuri të vlerësuar rreth 2 miliardë dollarë.
Ajo ka kaluar Rihanna-n në renditjen e artisteve më të pasura, ndërsa mbetet pas Jay-Z, i cili vlerësohet me rreth 2.8 miliardë dollarë.
Rritja e pasurisë së Swift lidhet kryesisht me suksesin e turneut “Eras Tour”, si dhe të ardhurat nga muzika dhe platformat digjitale.




