Lamine Yamal është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2025/26 në La Liga, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me FC Barcelona.
Talenti i ri spanjoll ka regjistruar 16 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit për skuadrën katalanase.
Pavarësisht moshës së re, Yamal ka treguar pjekuri dhe ndikim të madh në lojën e Barcelonës, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të kampionatit spanjoll.




