Kombëtarja e Kosovës në futboll kërkon fitore në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, ndërsa atmosfera në ekip është vlerësuar pozitive nga përzgjedhësi Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda në konferencën për media.
Foda tha se ekipi është i përgatitur mirë dhe synon fitore, por paralajmëroi se përballja nuk do të jetë e lehtë.
Edhe Vojvoda theksoi rëndësinë e çdo ndeshjeje me Kosovën, duke shtuar se lojtarët e rinj janë përshtatur shpejt dhe kanë sjellë energji të re në ekip.




