Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës së sotme është bërë shpërndarja e materialeve zgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, materialet janë dërguar në qendrat komunale, ndërsa gjatë ditës së diel ato do të shpërndahen në qendrat e votimit në të gjithë vendin.




