Një shtetase e huaj është ndaluar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka paraqitur një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Sipas autoriteteve, dokumenti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet sipas procedurës së rregullt ligjore.




