Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
Sipas policisë, i dyshuari, i cili ndodhej në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Fillimisht ai është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, ndërsa më pas, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.




