Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është takuar me kryetarin Kreshnik Radoniqi dhe ekipet e angazhuara në procesin zgjedhor.
Ai ka falënderuar institucionet për punën në organizimin e zgjedhjeve dhe ka vlerësuar angazhimin e tyre për një proces të qetë dhe efikas.
Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.




