Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi ushtroi të drejtën e saj të votës, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje.
Ajo theksoi se pjesëmarrja e lartë në procesin zgjedhor është tregues i forcës së demokracisë dhe i përgjegjësisë qytetare në vend.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, më 7 qershor, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë. Kjo ditë duhet të dëshmojë maturi, respekt dhe dashuri për vendin,” u shpreh Haxhiu pas votimit./EO/




