Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset zgjedhore gjatë një deklarate në shkollën “Shkëndija” në lagjen Hajvalia të Prishtinës.
Ajo u shpreh se është mirënjohëse për angazhimin e qytetarëve në zgjedhje, duke e quajtur pjesëmarrjen e tyre një detyrim të rëndësishëm për funksionimin e demokracisë në vend.
“Jemi në heshtje zgjedhore, por jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor. Kjo është me shumë rëndësi, sepse pa ta nuk ka demokraci dhe për këtë jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend”, u shpreh Osmani.




