Kryetarja e Partisë së Re Demokratike – NDS, Emilia Rexhepi, ka ngritur shqetësime për parregullsi të mundshme në disa vendvotime në fshatra boshnjake.
Ajo tha se në Jabllanicë, Pousko, Reçan dhe Lokvicë janë vërejtur raste ku numri i fletëvotimeve dyshohet të ketë qenë më i madh se numri i banorëve në ato zona, duke theksuar se çështja është raportuar tek organet përkatëse.
Rexhepi përmendi gjithashtu një incident në qendrën e votimit 2069/01 në Jabllanicë, ku janë gjetur fletëvotime të dëmtuara, dhe kërkoi hetim urgjent nga Policia e Kosovës, prokuroria dhe KQZ-ja.
Ajo u bëri thirrje komisionerëve dhe qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo presion, duke theksuar se do të vazhdojnë të mbrojnë procesin zgjedhor me mjete ligjore dhe demokratike.




